Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike

Masa 1 –ka të bëjë me kreditimin e ekonomisë, për të siguruar rritje të ofertës agregate, kjo masë e ka ndikimin në ekonomi në total prej 1.1 miliard euro, ndërsa shpenzimi total i buxhetit është 300 milionë euro, ku 195 milionë euro janë për mbulimin e kredive joperformuese, kurse pjesa tjetër është për mbulimin e kostove të biznesit. Bizneset që aplikojnë në këtë masë pritet të kenë 50 për qind mbulim të normës së interesit, por nuk vlen për të gjitha llojet e biznesit.

Masa 2 –janë paraparë 8 milionë euro për mbulimin e gjysmës së kostos financiare për ato kompani që vendosin të shtojnë numrin e punëtorëve, duke angazhuar praktikantë në një periudhë prej 12 muajve, e cila qeveria merr përsipër mbulimin e kostove prej 100 euro për punëtorë për një muaj.

Masa 3 – ka të bëjë me punësimin dhe formalizimin. Brenda kësaj janë pesë nënmasa, ku parashihet që të gjitha bizneset në 18 muajt e ardhshëm kanë punësim shtesë, qeveria merr përsipër subvencionimin e pagës në masën prej 50 për qind por maksimumi deri 150 euro në muaj dhe atë për 6 muajt e ardhshëm, me kusht që ata punëtorë të pajisen me kontrata për një vit. Masa b), c), d) dhe e) janë derivime të masës a) për ato biznese që janë të regjistruar si prodhues dhe përpunues, qeveria e merr përsipër subvencionimin e njëjtës pagë për 9 muaj. Për të gjitha ato biznese që marr punëtorë të kategorive të veçanta, qeveria e merr përsipër mbulimin e 50 për qind të pagës për një periudhë një vjeçare.

Masa 4 – në këtë masë përfshihen hoteleria, restorantet dhe kafetë, të cilat kanë qenë në dsiporopocion me masat e qeverisë. Me këtë masë, përveç subvencionimit të pagës prej 50 për qind për 6 muaj, e zgjerojmë edhe për punëmarrësit ekzistues në masën prej 150 euro.

Masa 5 – ka të bëjë me sistemin arsimor në vend, me qëllim që të zbutet hendeku ndërmjet shkathtësive të tregut dhe sistemit arsimor. Edhe kjo masë i ka gjatë nënmasa, dhe parasheh 5 milionë euro për projektet hulumtuese ku bashkëpjesëmarrës është edhe sektori i biznesit. Janë edhe 5 milionë euro shtesë dhe për projektet e tjera studimore. Po ashtu, janë 3 milionë euro bursa që vendosin të shkojnë në drejtimet deficitare. Janë edhe 3 milionë euro shtesë për mbulimin e kosotove të banimit dhe ushqimit për të gjitha studentet e gjinisë femërorë që vijnë nga zonat rurale të vendit, ku do të subvencionohen 20 euro për 24 muaj. Janë 2 milionë euro në formë të kuponëve për bizneset, për asistencë teknike.

Masa 6 – ka të bëjë me uljen e varfërisë. Në këtë masë janë tri nënmasa. Janë 10 milionë euro për mbështetjen e projekteve në komunitet që të ofrojnë punësim sezonal përfitueseve të ndihmës sociale, duke mos i cenuar ndihmat sociale. Janë 6 milionë për mbështetjen brenda familjes që janë përfitues të ndihmave sociale. Po ashtu, janë 18 milionë euro shtesë në formën e kuponëve ku u shpërndahet familjeve të ndihmave sociale, por që mund të ekzekutohen për pagesa të produkteve ushqimore esenciale të prodhuara në Kosovë.

Masa 7 – i dedikohet shoqërisë civile. Parasheh angazhimin e tyre për komunitetin në vlerë prej 3 milionë euro.

Masa 8 –i dedikohet ruajtjes së stabilitetit fiskale. Ku në këto tri vitet e ardhshme ne do të detyrohemi të kalojmë rregullën fiskale.

Masa 9 – i dedikohet mërgatës dhe i ka tri nënmasa. Parasheh që këtë vit qeveria ta merr përsipër mbulimin e Kartonit të Gjelbër, ku deri në qershorin e vitit të ardhshëm të gjendet një zgjidhje përfundimtare për mbulimin e tij. Masa b) ka për qëllim që të rrisin destinacionet e fluturimeve nga Prishtina. Masa c) ka të bëjë emetimin e letrave me vlerë prej 30 milionë eurove me një maturitet 10 vite.

Masa 10 – në mënyrë indirekte i dedikohet sektorit të prodhimit. Në 24 muajt në vijim të ndahen deri 20 milionë euro për mbushjen e rezervave shtetërore me mallra esenciale që prodhohen brenda vendit.

Masa 11 – i dedikohet ndërmarrjeve publike. Nuk ka për momentin implikime buxhetore, por i tejkalojnë aftësitë e pakos.

 


Newer Post