Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike

Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 222.4 Milion përfshinë:


1. MASA 1 - Ne Ministrine e Ekonomise dhe Ambientit, ne nen-programin Ndermarresia,  do te ndahen 6,500,000 € (gjashte milione e peseqind mije euro). Ndarja e mjeteve behet per vazhdimin e subvencionimit ne emer te linjes se pagave per bizneset aktive dhe "Te vetepunesuarit", me kriteret qe do te caktohen me vendim te vecante te Qeverise.

2. MASA 2 - Ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences, do te ndahen mjete ne shume 5,000,000 € (pese milione euro) per mbeshtetjen e sektorit te arsimit per te mundesuar mbarevajtjen e mesimit gjate vitit shkollor 2020/21;

3. MASA 3 - Ne Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sporteve, do te ndahen mjete ne shume  2,500,000 € (dy milione e peseqind mije euro) per mbeshtetjen financiare per punesimin e te rinjve, perkrahjen e organizatave te shocierise civile, grupeve tjera jo formale, stimulimin e aktiviteteve kulturore, artistike, sportive dhe rivitalizimit te tyre;

4. MASA 4 - Ne Zyren e Kryeministrit, nen-programi Agjencia per Barazi Gjinore, do te ndahen mjetet ne shume 1,000,000 € (nje milione euro) per mbeshtetjen financiare per projektet dhe iniciativat qe synojne permiresimin e pozites se gruas ne shoqeri dhe ekonomi;

5. MASA 5 - Ne Ministrine e Shendetesise, per mbeshtetjen e sektorit te shendetesise do te ndahen mjete ne shume 50,000,000 € (pesedhjete milione euro) dhe ate si vijon:

  • 5.1. Blerja e vaksinave anti COVID-19 ne shume 40,000,000 € (dyzete milione euro) dhe
  • 5.2. Blerja e materialeve per menaxhimin e pandemise COVID-19 dhe aparaturave mjekesore ne shume 10,000,000 € (dhjete milione euro).

6. MASA 6 - Sigurimi i shteses mbi page per sektoret qe bartin barren kryesore ne menaxhimin e pandemise, per punetoret e ketyre sektoreve ne terren dhe qe jane te ekspozuar drejtpersedrejti rrezikut te infektimit me COVID-19 ne punen e tyre (jo i gjithe stafi i ketyre institucioneve), do te ndahen mjete ne shume 11,000,000 € (njembedhjete milione euro).

7. MASA 7 - Ne Ministrine e Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, ne nen-programin Departamenti i Politikave Bujqesore, do te ndahen mjete ne shume 12,000,000 € (dymbedhjete milione euro) sipas kritereve dhe procedurave te Programit per Pagesat Direkte per vitin 2021.

8. MASA 8 - Ne Ministrine Tregtise dhe Industrise, ne nen-programin Agjencia per Investime dhe Perkrahjen e Ndermarrjeve ne Kosove, do te ndahen mjete ne shume 9,000,000 € (nente milione euro) dhe ate si vijon:

  • 8.1. Subvencionimi i eksportit per prodhuesit vendor ne shume 5,000,000 € (pese milione euro);
  • 8.2. Subvencionimi i stoqeve te qumeshtit dhe produkteve te qumeshtit ne shume 1,000,000 € (nje milione euro) dhe
  • 8.3. Subvencionimi i sektoreve te prekur nga vendimet e Qeverise per ndalimin e aktiviteteve (gastronomia, sallat e dasmave, sallat e sportit, qendrat rehabilituese dhe te ngjashme), ne shume 3,000,000 € (tre milione euro).


9. MASA 9 - Mbeshtetje per komunat e Kosoves per menaxhimin e situates se krijuar nga pandemia COVID-19, ne shume 7,900,000 € (shtate milione e nenteqind mije euro).

10. MASA 10 - Ne Ministrine e Financave, perkatesisht Thesar, lidhur me rritjen e mbulueshmerise se kredive te reja dhe lehtesimin e qasjes ne financa, do te ndahen mjete ne shume 44,500,000 € (dyzete e kater milione e peseqind mije euro), per Fondin Kosovar per Garanci te Kredive, dhe ate si vijon:

  • 10.1. Rritja e kapitalit per Fondin Kosovar per Garanci Kreditore ne shume 40,000,000 € (dyzete milione euro) dhe
  • 10.2. Mbulimi i kostos se tarifes se Fondit Kosovar per Garanci Kreditore, ne shume 4,500,000 € (kater milione e peseqind mije euro).

11. MASA 11 - Ndahen mjete ne shume 21,000,000 € (njezet e nje milione euro) per Ndermarrjet Publike financuar nga Kredia e Likuiditetit te Urgjences se Infrastruktures Vitale financuar nga BERZH, ne momentin e pranimit te tyre. Keto mjete kanalizohen permes Ministrise se Ekonomise dhe Ambientit, nen-programit Njesia per Politika dhe Monitorim te NP-ve.

12. MASA 12 - Ne Ministrine e Ekonomise dhe Ambientit, ne nen-programin Mjedisi, do to ndahen mjete ne shume 3,000,000 € (tre milione euro) per realizimin e projektit "Per ambientin dhe gjelberimin e tokes" me kod 18745.


13. MASA 13 - Ne Ministrine e Ekonomise dhe Ambientit, ne nen-programin Ndermarresia, per mbeshtetje per ndermarresi, do te ndahen mjete ne shume 1,000,000 € (nje milione euro).

14. MASA 14 - Ne Ministrine e Ekonomise dhe Ambientit, ne nen-programin Ndermarresia do te ndahen mjete ne shume 16,000,000 € (gjashtembedhjete milione euro), per subvencionim per tarffen e Burimeve te Riperteritshm.e te Energjise (BRE), ne perputhje me nenin 15 te Ligjit Nr. 07/L-016 per Rimekembjen Ekonomike - COVID-19.

15. MASA 15 - Ne Ministrine e Zhvillimi Rajonal, ne nen-programin Administrata Qendrore do te ndahen shuma 1,000,000 € (nje milion euro) per mbeshtetjen e programeve ekzistuese dhe te reja qe lidhen me zhvillimin rajonal qe ndikojne ne zhvillimin e balancuar rajonal.

16. MASA 16 - Ne Ministrine e Punes dhe Mireqenies Sociale, ne nen-programin Ndihmat Sociale me kod 00500, do te ndahen mjete ne shume 31,000,000 € dhe ate si vijon:

  • 16.1. Mbeshtetje per skemat pensionale per individet qe perfitojne me pak se 100 euro ne muaj ne shume 13,500,000 € (trembedhjete milione e peseqind mije euro)
  • 16.2. Mbeshtetje per skemat sociale ne shume 7,500,000 € (shtate milione e peseqind mije euro) dhe
  • 16.3. Mbeshtetje per personat qe kane humbur vendet e punes, si pasoje e pandemise (COVID-19) ne shume 10,000,000 € (dhjete milione euro).

 


Older Post Newer Post