News
Sherbim i Ri ne Sistemin Elektronik të ATK-se - Deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDI
Administrata Tatimore e Kosovës, nga data 15.03.2021, përmes Sistemit Elektronik EDI mundëson deklarimin e Pasqyrave Financiare, ashtu siç kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. Deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDI, mundëson deklarimin e Pasqyrave Financiare në mënyrë elektronike vetëm në një vend, pra në ATK, ndërsa KKRF do të pajiset me informatat e tilla nga ATK. Obligues për të deklaruar Pasqyrat Financiare, janë të gjithë tatimpaguesit, ashtu siç janë të kategorizuar me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. Pasqyrat Financiare, për qëllime të ATK-së do të deklarohen në periudhën dhe afatin...
A𝐓𝐊, 𝐬𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤 - Pasqyrat Financiare ne EDI
Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues. Së shpejti do të ofroj edhe një shërbim të ri elektronik, ku përmes Sistemit Elektronik EDI do të mundësohet deklarimi i Pasqyrave Financiare, ashtu siç kërkohen me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. Shërbimi i ri elektronik, gjegjësisht deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDI, do t’ju kursejë kohë të gjithë tatimpaguesve, duke ju mundësuar që deklarimin e Pasqyrave Financiare ta bëjnë në mënyrë elektronike dhe vetëm në një vend, pra në ATK, ndërsa KKRF do të pajiset me informatat...
Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike
Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 222.4 Milion përfshinë: 1. MASA 1 - Ne Ministrine e Ekonomise dhe Ambientit, ne nen-programin Ndermarresia, do te ndahen 6,500,000 € (gjashte milione e peseqind mije euro). Ndarja e mjeteve behet per vazhdimin e subvencionimit ne emer te linjes se pagave per bizneset aktive dhe "Te vetepunesuarit", me kriteret qe do te caktohen me vendim te vecante te Qeverise.2. MASA 2 - Ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences, do te ndahen mjete ne shume 5,000,000 € (pese milione euro) per mbeshtetjen e sektorit te arsimit per te mundesuar mbarevajtjen e mesimit gjate vitit shkollor 2020/21;3. MASA 3 -...
Cilat janë përfitimet kryesore nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike?
Fondi Kreditor Garantues i Kosovës, (FKGK) autorizohet të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës nga 50 deri në 80 për qind. Kontribut paguesit mund t’i tërheqin deri në 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Mjetet e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore mund të përdoren për të gjitha kategoritë e shpenzimeve, me qëllim të realizimit të rimëkëmbjes ekonomike, përjashtuar kategorinë e pagave dhe shtesave. Ministria e Financave mund të shtyjë afatin e pagesës së tatimeve deri në dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Kriteret për shtyrjen e afateve përcaktohen...
Konto & Consulting Partner me Xero